Merkato

Londinezët e Premier League, pranë blerjes 40 mln € të brazilianit të Serie A

West Ham United është shumë pranë blerjes me vlerë 40 mln euro të Felipe Anderson plus 20% të shumës nëse lojtari shitet në të ardhmen, por gjithashtu i ka kërkuar informacion Lazio-s për Jordan Lukaku-n.

Skuadra e Premier League ka disa javë që negocion me presidentin e klubit italian Claudio Lotito, por mesa duket tashmë gjithçka duket e kryer.

Sipas La Gazzetta dello Sport, marrëveshja është shumë pranë finalizimit për 40 mln euro plus 20% të shumës nëse braziliani shitet në të ardhmen.

Gjatë bisedimeve, West Ham gjithashtu ka kërkuar informacion për belgun Lukaku.

Më shumë nga Merkato