Futboll

Gjigantët gjermanë kërkojnë mesfushorin e Liverpool

Gjigantët gjermanë kërkojnë mesfushorin e Liverpool

Gjigantët gjermanë të Borussia Dortmund po planifikojnë të marrin mesfushorin e Liverpool, Emre Can, në momentin që kontrata e tij do të përfundojë në qershor 2018. Duke nisur nga janari i vitit të ardhshëm, në bazë të rregullit të FIFA, Can ka të drejtë të nisë negociata me klubet e tjera. 23-vjeçari ka pasur disa biseda me drejtuesit e Liverpool, por nuk është arritur marrëveshja për kontratën e re dhe ekzistojnë të gjitha gjasat që lojtari i lindur në Turqi, por që ka pasaportë gjermane, të largohet në verën e ardhshme.

Emre Can of Liverpool celebrates scoring his sides second goal during the UEFA Champions League group E match between Liverpool FC and NK Maribor at Anfield on November 1, 2017 in...

Juventus dhe Manchester City janë lakuar disa herë si skuadra të interesuara për gjermanin, por sot “The Times” ka shkruar se Dortmund i është shtuar listës së ekipeve që duan shërbimet e tij. Borussia Dortmund e ka vënë si prioritet të merkato blerjen e një mesfushori me tipare mbrojtëse dhe Can kompleton më së miri identikitin. Dortmund mund të bazohet edhe të marrëdhënia e shkëlqyer me Reza Fazeli, i cili është menaxheri i Can dhe i dy futbollistëve që janë aktualisht te “kanarinat”, Mahmoud Dahoud dhe Nuri Sahin.

Më shumë nga Futboll