Mix Bota

Gjimnastikë, abuzime seksuale edhe në Brazil, denoncohet trajneri

Pas 4 muajsh hetime, kanë dalë sot 42 akuza të forta për abuzime seksuale në sportin e gjimnastikës në Brazil, duke tronditur këtë sport në shtetin amerikano-latin. Hetimet nisën pas një reportazhi të bërë nga një televizion brazilian, që sot kanë sjellë arrestimin e Carvalho Lopez, ish-trajnerin i kombëtares braziliane të gjimnastikës, i akuzuar për abuzime seksuale. Mësohet si Lopez ka abuzuar seksualisht me dhjetra gjimnaste, përfshi edhe Petrix Barbosa, fituese e medaljes së artë në Lojërat Pan-Amerikane në vitin 2011.

Hetimet kanë nisur më 16 janar të këtij viti, pas një deklarate të Barbosa, që e frymëzuar nga situata e njëjtë që ndodhi në Amerikë, vendosi të bashkëpunojë me televizionin brazilian, duke nxjerrë shumë abuzime ndaj saj. Nga ajo ditë janë kontaktuar mbi 80 persona, shumica e të cilave gjimnaste dhe në 42 raste konfuirmohet abuzimi që ka patur Lopez me sportistët, që tashmë  është në pranga dhe do të dalë para gjykatës. “Bënte presion në çdo moment dhe më çonte në banjo për të kontrolluar organet e mia gjenitale, me arsyen për të parë zhvillimin tim”, ka thënë Barbosa.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Mix Bota