Connect with us

Premier League

Gjithçka duhet të dini për sezonin e ri të Fantazi Futboll – Pjesa 1

Kur kanë mbetur edhe pak orë nga fillimi i sezonit të ri të Premier League, trajnerët e Fantazi Futboll pa dyshim që e kanë zgjedhur ekipin e tyre deri tani. Por nëse ka nga ata që nuk e kanë zgjedhur akoma ekipin ose nga ata që nuk janë të bindur akoma, këtu do të gjeni informacion për secilin nga skuadrat, lojtarët e të cilave mund t’i përdorni për të fituar ligat ku merrni pjesë.

Sezonin e kaluar kemi parë Arsene Wenger të provojë skemën 3-4-3. Ekziston një mundësi e madhe që ta shikojmë përsëri këtë modul edhe në sezonin e ri, Petr Cech mbetet një portier i madh dhe një element shumë i çmuar i Arsenal. Vendi i tij në portë është i sigurt. Mbrojtja para tij do të formohet nga Koscielny, Mustafi dhe zbulimi i sezonit të kaluar, Holding. Katërshja e mesfushës do të përbëhet nga Xhaka dhe Ramsey në qendër, me Kolasinac në krahun e majtë dhe Bellerin në krahun e djathtë. Blerja e verës, Lacazette, do të kërkojë të shënojë një lum golash në rolin e qendërsulmuesit, me Alexis Sanchez dhe Ozil që do të pozicionohen mbrapa krahëve të tij. Sanchez do të jetë ekzekutuesi i goditjeve standarde dhe, duke parë se ai ka qenë i përfshirë në realizimin e 34 golave sezonin e kaluar, pritet që të jetë një nga golashënuesit më të mirë të këtij sezoni.

 

Formacioni i mundshëm:

Cech

Holding – Mustafi – Koscielny

Bellerín – Xhaka – Ramsey – Kolasinac

Özil – Sánchez(Welbeck)

Lacazette (Giroud )

Goditwsit e Penalltive: Sanchez – Lacazette – Giroud

Goditjet Standarde: Sanchez – Özil – Xhaka

 

Palace pritet të luajë me një skemë 4-3-3. Në portë do të jetë Hennessey, me Dann dhe Tomkins përpara tij. Mbrojtësit e krahut do të jenë Van Aanholt dh Ward. Cabaye, Puncheon, Milivojevic dhe McArthur do të luftojnë për 3 vendet që janë në dispozicion në mesfushë. Zaha dhe Loftus-Cheek/Townsend do të luajnë në krahë, ndërsa Benteke do të jetë në qendër të sulmit.

 

Formacioni e mundshëm:

Hennessey

van Aanholt- Ward – Dann – Tomkins

Cabaye – Puncheon – McArthur( Milivojevic)

Benteke – Zaha – Townsend (Loftus-cheek)

Goditwsit e Penalltive: Milivojevic – Benteke – Cabaye

Goditjet Standarde: Puncheon -Cabaye – Milivojevic

 

 

Swansea mund të luajë me skemën 4-3-1-2. Fabianski është zgjedhja e parë në portë, me Mawson dhe Fernandez si qendërmbrojtës. Olsson do të luajë në krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa Naughton në krahun e djathtë. Routledge, Fer dhe Carroll do të formojnë treshen e mesfushës. Nëse nuk do të largohet para fundit të merkatos, Sigurdsson do të luajë si fantazist mbrapa krahëve të Llorente dhe të huazuarit Abraham.

 

Formacioni i mundshëm:

Fabianski

Mawson- Olsson- Fernández – Naughton

Routledge- Fer – Carroll

Sigurdsson – Llorente – Abraham

Goditësit e Penalltive: Sigurdsson – Llorente

Goditjet Standarde: Sigurdsson – Routledge

 

 

“Djajtë e Kuq” kanë një ekip që duhet të dalë mes katër të parëve në këtë sezon, m Mourinho që ka krijuar një ekuilibër mes mbrojtjes dhe sulmit. Kalendari i lehtë e bën United një nga ekipet kryesore ku mund të investohet. 4-3-3 mund të jetë formacioni i Jose Mourinho. De Gea do të jetë zgjedhja e parë në portë, ndërsa Bailly dhe Lindelof do të formojnë dyshen e qendërmbrojtësve. Valencia do të mbulojë krahun e djathtë të mbrojtjes dhe Darmian atë të majtin. Treshja e mesfushës mund të përbëhet nga Pogba, Herrera, Carrick, Mata ose Matic, por 2 nga këta do të lihen jashtë, kështu që duket se portugezi do të bëjë shpesh rotacion. Martial është paraqitur mirë në fazën parapërgatitore si sulmues i majtë, Mkhitaryan do të aktivizohet në krahun e djathtë, ndërsa Lukaku do të jetë në qendër të sulmit. De Gea kushton £5.5million dhe me kundërshtarë si West Ham dhe Swnasea në ndeshjet e para, është shumë e mundur që spanjolli ta mbajë rrjetën e portës së tij. Lindelof kushton vetëm £5.5million, një çmim super për një lojtarë që pritet të grumbullojë shumë pikë për trajnerët në këtë sezon.

 

Formacioni i mundshëm:

De Gea

Valencia – Bailly – Lindelof – Darmian

Pogba – Carrick – Herrera

Mkhitaryan – Lukaku – Martial ( Rashford)

Goditwsit e Penalltive: Lukaku – Pogba – Mata

Goditjet Standarde: Pogba – Mata – Lindelof

 

Watford mund të zbresë në fushë me skemën 5-3-2. Gomez është portieri i parë, me 3 qendërmbrojtës para tij, Mariappa, Janmaat dhe Britos. Mbrojtësit e krahut do të jenë Holebas dhe Prodl. Cleverley, Capoue dhe Pereyra do të luajnë mbrapa krahëve të dyshes Deeney dhe Okaka.

 

Formacioni i mundshëm:

Gomez

Prodl – Britos – Kaboul – Holebas – Janmaat

Capoue – Pereyra – Cleverley

Deeney – Okaka

Goditwsit e Penalltive: Deeney

Goditjet Standarde: Holebas – Capoue – Cleverley

Brighton, skuadra që doli e dyta në Championship, do të luajë me një skemë 4-2-3-1. Ryan duhet të jetë zgjedhja e parë për portën. Dunk dhe Duffy pritet të formojnë dyshen e qendërmbrojtësve, me kapitenin Bruno dhe Suttner në krahët e mbrojtjes. Dyshja e mesfushorëve mbrojtës do të jenë Stephens dhe Kayal. Ndërkohë, Knockaert, Groß dhe March do të pozicionohen mbrapa krahëve të sulmuesit Glenn Murray.

 

Formacioni i mundshëm:

Ryan

Bruno – Dunk – Duffy – Suttner

Stephens – Kayal

Knockaert – Gross – March

Murray

Goditwsit e Penalltive: Hemed – Murray – Gross

Godiotjet Standarde: Knockaert – Gross – Stephens

 

West Ham duhet të luajë me skemën 4-3-3. Portieri i huazuar Joe Hart do të jetë titullarë për “Hammers”. Katërshja e mbrojtjes do të përbëhet nga Reid, Creswell, Zabaleta dhe Fonte. Treshja e mesfushës do të formohet nga Noble, në qendër, Snodgrass dhe Lanzini në krahët e tij. Sulmuesi i ri Chicharito do të marrë vendin e Carrol në sulm, me Arnautovic që do të luajë në krahun e majtë të sulmit, ndërsa Antonio në të djathtin.

 

Formacioni i mundshëm:

Hart

Zabaleta- Reid – Fonte – Creswell

Snodgrass – Noble – Lanzini

Antonio – Chicharito – Arnautovic

Goditwsit e Penalltive: Noble – Carrol – Lanzini

Goditjet Standarde: Snodgrass – Noble – Lanzini

 

Jurgen Klopp mund të përdorë formacionin 4-3-3. Mignolet do të jetë në portë, ndërsa Matip dhe Lovren në qendër të mbrojtjes. Clyne do të vazhdojë të mbulojë krahun e djathtë të mbrojtjes, ndërsa krahu i majtë mund të mbulohet nga Robertson, blerja e tyre e fundit nga Hull. Mesfusha përbëhet nga Coutinho (flitet se do të shkojë te Barcelona), Henderson dhe Lallana (i dëmtuar, do të mungojë për 3 muaj). Treshja e sulmit do të formohet nga Firmino, Mane dhe Salah. Ky i fundit është dukur në formë shumë të mirë gjatë fazës përgatitore dhe ka një çmim £9million. Ai mund të grumbullojë një numër të konsiderueshëm pikësh.

 

Formacioni i mundshëm:

Mignolet

Clyne – Matip – Lovereen(Van Dik) – Robertson

Henderson (Nabi Keita) -Lallana (Milner)- Coutinho (Wijinaldum )

Salah – Firmino – Mane

Goditwsit e Penalltive: Milner – Coutinho

Godijet Standarde: Coutinho – Firmino

 

 

Skema 4-4-2 duket ajo e përshtatshmja për Bournemouth këtë sezon, Boruc është i palëvizshëm në portë, teksa katërshja e mbrojtjes do të plotësisht nga Francis, Cokk, në qendër, ndërsa Daniels, Smith dhe Ake do të luftojnë për dy vendet në krahët e mbrojtjes. Megjithatë, Ake mund të luajë edhe në mesfushë. Stanislas dhe Arter do të jenë në qendër të mesfushës, me Fraser dhe Pugh në krahë. Defoe dhe King do të formojnë një dyshe të fuqishme në sulm.

 

Formacioni i mundshëm:

Boruc

Daniels- Smith – Ake – Cook( Francis)

Fraser – Stanislas – Arter – Pugh

King – Defou

Goditwsit e Penalltive: Defou – Daniels

Goditjet Standarde: Stanislas-Fraser – Arter

Burnley do të përdorë skemën 4-4-2, me Heaton që do të jetë në portë. Pas largimeve të mbrojtësit Keane, Tarkowski dhe Mee do të luajnë si qendërmbrojtës, me Ward dhe Lowton që do të pozicionohen në krahët e mbrojtjes. Hendrick dhe Cork duhet të jenë zgjedhjet e para në qendër të mesfushës, me Arfield në krahun e majtë dhe Brady në të djathtin. Gray dhe Vokes do të udhëheqin sulmin.

 

Formacioni i mundshëm:

Heaton

Lowton – Mee – Tarkowski – Ward

Hendrick – Brady – Cork – Arfield

Gray – Walters

Goditwsit e Penalltive: Gray – Vokes – Barnes

Goditjet Standarde: Brady – Barnes – Arfield

Më shumë nga Premier League