Connect with us

Premier League

Gjithçka duhet të dini për sezonin e ri të Fantazi Futboll – Pjesa 2

Kur kanë mbetur edhe pak orë nga fillimi i sezonit të ri të Premier League, trajnerët e Fantazi Futboll pa dyshim që e kanë zgjedhur ekipin e tyre deri tani. Por nëse ka nga ata që nuk e kanë zgjedhur akoma ekipin ose nga ata që nuk janë të bindur akoma, këtu do të gjeni informacion për secilin nga skuadrat, lojtarët e të cilave mund t’i përdorni për të fituar ligat ku merrni pjesë.

Manchester City nuk ëstë kursyer në këtë merkato, me synimin për të përforcuar skuadrën. “Qytetarët” kanë marrë Ederson, Walker, Mendy dhe Bernardo Silva coming. Skuadra e Guardiola-s mund të rreshtohet me skemën 4-1-4-1. Kompany dhe Stones duket se do të jenë titullarët në qendër të mbrojtjes, me Walker dhe Mendy në krahë. Para kësaj katërshe mund të pozicionohet njëri mes Gundogan dhe Yaya Toure. De Bruyne do të jetë në qendër të mesfushës, ndërsa Jesus dhe Bernardo Silva do të luftojnë për një vend mbrapa sulmuesit. Sterling dhe Sane do të luajnë në krahë. Blerjet e bëra nga Guardiola tregojnë se David Silva mund të luajë më pak në këtë sezon. Aguero do të udhëheqë sulmin, por do të jetë në presion nga Gabriel Jesus, që mund të marrë vendin e argjentinasit. Aguero kushton 11.5 milionë sterlina, por është një lojtar që garanton shumë pikë dhe me një mesfushë cilësore në mbështetje të tij do të jetë akoma më produktiv. “Kun” është i pagabueshëm edhe nga 11 metrat. Ai është zgjedhja e duhur deri në momentin kur dëmtohet. Askush nuk e di me siguri pozicionin ku do të luajë Jesus, kështu që mund të jetë një rrezik. Çmimi i tij është 10.5 milionë sterlina. De Bruyne kushton 10 milionë, më pak se Hazard, por më shumë se Mane. Mbreti i asisteve në sezonin e kaluar (18) është një zgjedhje e saktë.

 

Formacioni i mundshëm:

Ederson

Walker – Kompany – Stones – Mendy

Gundogan (Yaya)

Bernardo Silva ( Sterling ) – De bruyne – Silva – Jesus(Sane)

Aguero (Jesus)

 

Goditësit e penalltive: Yaya – Aguero – Jesus

Goditjet e dënimit: De bruyne – Silva – Bernardo

 

Pas një merkatoje të qetë këtë verë, Tottenham mund të luajë me një skemë 3-4-2-1. Lloris do të jetë në portë, ndërsa Alderweireld, Vertonghen dhe Dier do të formojnë treshen e qendërmbrojtësve, Trippier dhe Rose do të luajnë në krahë. Wanyama dhe Dembele do të jenë në qendër të mesfushës. Alli, Eriksen dhe Kane do të udhëheqin sulmin.  Secili nga këta të tre do të ishte një zgjedhje e goditur.

 

Formacioni i mundshëm:

LIoris

Alderwiereld – Dier – Vertonghen

Trippier(Injured) – Wanyamma – Dembele – Rose

Alli – Kane – Eriksen

 

Goditësit e penalltive: Kane – Yanssen – Alli

Goditjet standarde: Eriksen – Lamela – Son

Antonio Conte mund të zgjedhe modulin 3-4-3, por nuk dihet me siguri. Courtois do të jetë në portë, ndërsa mbrojtja mund të përbëhet nga 3 ose 4 mbrojtës. Por në një mbrojtje me 3 lojtarë, Cobte do të duhet të zgjedhë mes Azpilicueta, Rudiger, Cahill dhe Luiz. Krahu i majtë i mesfushës do të mbulohet nga Alonso, me Moses në të djathtë. Fabregas do të luajë në krah të Kante në qendër, por kur Bakayoko të rikuperojë nga dëmtimi, Conte do ta ndryshojë rreshtimin. Treshja e sulmit do të përbëhet nga Willian dhe Pedro në krahë dhe Morata në qendër.

 

Formacioni i mundshëm:

Courtois

Azpilicueta – Rudiger – cahil (Luiz)

Mosis – Kante – bakayoko (Fabregas) – Alonso

Pedro(Willian) – Morata – Hazard

 

Goditësit e penalltive: Hazard – Fabregas – Morata

Goditjet standarde: Luiz – Alanso – Willian

Skema 4-3-3 do të ishte perfekte për këtë Everton. Jordan Pickford do të jetë titullar në portë, me Williams dhe Keane në qendër të mbrojtjes, Baines në krahun e majtë dhe Coleman në të djathin. Schneiderlin, Gueye dhe Klaassen do të përbëjnë mesfushën. Bolasie dhe Mirallas do të jenë sulmuesit e krahut, ndërsa Rooney do të aktivizohet në qendër. Gjërat mund të ndryshojnë nëse Everton arrin të marrë Sigurdsson nga Sëansea.

 

Formacioni i mundshëm:

Stekelenburg

Baines – Keane – Williams – Martina (Holgate)

Schneiderlin – Gueye – Klaassen

Mirallas – Rooney – Sandro

 

Godutwsit e penalltive: Baines – Rooney – Klaassen

Goditjet standarde: Rooney – Mirallas – Baines

Southampton pritet t’i besojë skemës tradicionale 4-4-2. Forster do të jetë në portë, ndërsa Van Dijk dhe Yoshida do të pozicionohen në qendër të mbrojtjes, por nëse Van Dijk do të transferohet te Liverpool para fundit të merkatos, Bednarek do të marrë vendin e tij. Bertrand dhe Cedric kompletojnë katërshen e mbrojtjes. Redmond dhe Romeu do të luajnë në qendër të mesfushës. Tadic, David dhe Ward-Prowse do të luftojnë për rolet e mesfushorëve të krahut. Gabbiadini dhe Austin do të udhëheqin sulmin.

 

Formacioni i mundshëm:

Forster

Cedric – Van dijk – Yoshida(Bednarek) – Bertrand

Tadic – Redmond – Romeu – Davis ( Ward-Prowse)

Austin – Gabbiadini

 

Goditësit e penalltive: Austin – Gabbiadini – Tadic

Goditjet standarde: Tadic – Davis – Ward-Prowse

Edhe West Bromwich mund të luajë me formacionin 4-4-2. Foster do të jetë në portë. Katërshja e mbrojtjes do të përbëhet nga Nyom, Wilson, Daëson dhe McAuley. Katërshja e mesfushës do të formohet nga dy mes Livermore, Chadli ose Fletcher në qendër, me Brunt dhe Phillips në krahë. Rondon dhe Robson-Kanu do të formojnë dyshen e sulmit.

 

Formacioni i mundshëm:

Foster

Dawson – Hegazi – Evans – Nyom

Philips – Chadli (Marrison) – Yacop – Brunt

Randon – Rodriguez

 

Goditësit e penalltive: Chadli – Rodriguez – Marrison

Goditjet standarde: Brunt – Philips – Chadli

Moduli 4-4-2 pritet të zgjidhet edhe nga Leicester. Schmeichel do të jetë titullar në portë, ndërsa Fuchs dhe Morgan do të pozicionohen para tij. Simpson dhe Maguire do të luajnë si mbrojtës i majtë dhe i djathtë. Nga e majta në të djathtë, mesfusha do të përbëhet nga Albrighton, Ndidi, Drinkwater dhe Mahrez. Jamie Vardy dhe Slimani do të luajnë në sulm.

 

Formacioni i mundshëm:

Schmeichel

Simpson – Morgan – Maguire – Fuchs

Mahrez – Drinkwater ( ibora ) – Ndidi – Albrighton

Vardy – Slimani (Iheanacho)

 

Goditësit e penalltive: Mahrez – Vardy

Goditjet standarde: Mahrez – Albrighton – Fuchs

Stoke mund të luajë me skemën 4-2-3-1 në këtë sezon. Në portë do të jetë Butland, ndërsa Shawcros dhe Zouma do të luajnë në qendër të mbrojtjes. Pieters do të jetë mbrojtësi i majtë dhe Johnson ai i djathtë. Allen dhe Adam do të luajnë si mesfushorë mbrojtës. Bojan, Shaqiri dhe Ramadan do të jenë tre mesfushorët e avancuar që do të luajnë mbrapa krahëve të njërit mes Crouch dhe Berahino.

 

Formacioni i mundshwm:

Butland

Pieters- Zouma – Shawcross- Johnson

Allen(Fletcher) – Adam

Bojan – Shaqiri – Ramadan

Crouch

 

Goditësit e penalltive:Adam – Bojan – shaqiri

Goditjet standarde: Shaqiri – Adam – Allen

Newcastle, i kthyer në Premier League, mund të luajë me skemën 4-2-3-1. Elliot do të jetë portieri, ndërsa Lascelles dhe Lejeune do të luajnë si qendërmbrojtës. Yedlin do të jetë mbrojtësi i djathtë dhe Dummett do të luajë në të majtë. Shelvey dhe Colback do tëluajnë para mbrojtjes. Murphy, Perez dhe Ritchie do të pozicionohen mbrapa sulmuesit të vetëm Gayle.

 

Formacioni i mundshëm:

Elliot

Yedlin – Lascelles – Lejeune – Dummett

Shelvey – Colback – Murphy – Perez – Ritchie

Gayle

 

Goditësit e penalltive: Ritchie – Gayle – Mitrovic

Goditjet standarde: Ritchie – Shelvey

Pas lëvizjeve të shumta të bëra në këtë merkato, Huddersfield mund të rreshtohet me skemën 4-1-3-2, me Lossl që do të luajë në portë. Smith do të jetë mbrojtësi i djathtë dhe Lowe ose Malone do të mbulojnë krahun e majtë. Zanka dhe Schindler do të jenë qendërmbrojtësit. Williams do të pozicionohet para mbrojtjes, ndërsa Mooy, Palmer dhe Ince do të luajnë mbrapa krahëve të dyshes Kachunga-Mounie.

 

Formacioni i mundshëm:

Lossl

Smith – Zanka – Schindler – Malone

Williams

Mooy –Palmer – Ince

Mounie –  Kachunga

 

Goditësit e penalltive: Mooy – Lowe

Goditjet standarde: Mooy – Lowe – Ince

Më shumë nga Premier League