Connect with us

Futboll

Gjobë 1000 euro për çdo kg të shtuar gjatë Krishtlindjeve

Si gjithnjë, problemi më i madh pas festës së Krishtlindjeve është shtimi në peshë i futbollistëve, që rikthehen në stërvitje me disa kilogramë më shumë. Për të evituar që kjo gjë të ndodhë me lojtarët e skuadrës së tij, trajneri i Montpelier, Frederic Hantz, ka vendosur diktatin e tij, duke u dhënë urdhër kategorik futbollistëve: “Për çdo kilogramë të shtuar, do të paguani një gjobë prej 1000 eurosh”.

Forma fizike është e rëndësishme në futboll, ndaj duhe ruajtur forma në çdo moment, pasi kampionati nuk ka pushim”, u ka thënë trajneri lojtarëve, deklaratë që më pas është publikuar edhe nga e përditshmja spanjolle “As”. Skuadra e Montpelier ndodhet në mesin e renditjes me 22 pikë dhe trajneri Hantz nuk dëshiron të rrezikojë me rikthimin e kampionatit, ndaj dhe ka dhënë urdhërin e mësipërm. “Për çdo gram të shtuar në peshë gjatë Krishtlindje, lojtarët do të zbrasin xhepat me 1 euro, dmth 1000 euro për kilogramë”.

Më shumë nga Futboll