Futboll

Gjobë e majme dhe stërvitje e diferencuar, Kondogbia kthehet te Inter…

U rikthyer përsëri! Pasi bojkotoi stërvitjen e së premtes, Geoffrey Kondogbia është kthyer në “Appiano Gentile” ku ka pasur një diskutim me drejtorin sportiv të Inter, Piero Ausilio. Mesfushori është larguar nga “Pinetina”, por është kthyer atje menjëherë më vonë dhe është stërvitur veçmas, në pritje të të rejave nga merkato. Kondogbia, që do të paguajë një gjobë rreth 200 mijë euro për mungesën e pajustifikuar, dëshiron të shkojë me çdo kush te Valencia.

Inter dëshiron 30 milionë euro dhe asnjë qindarkë më pak, duke qenë se në qershor 2015 shpenzoi 35 milionë euro për ta marrë nga Monaco

Një gjobë shumë e rëndë dhe stërvitje e diferencuar për Kondogbia. Mesfushori francez kërkon të shkojë te Valencia dhe Inter është ende në bisedime me klubin spanjoll. Për momentin termat financiar janë ato të një shkëmbimi kokë më kokë me mbrojtësin portugez Joao Cancelo, datëlindja 1994. Inter dëshiron 30 milionë euro dhe asnjë qindarkë më pak, duke qenë se në qershor 2015 shpenzoi 35 milionë euro për ta marrë nga Monaco.

Më shumë nga Futboll