Kampionati Shqiptar

Gjoka: Kukësi i kompletuar, do vetëm një mesfushor krahu

Kukësi ka provuar shijen e humbjes së parë sezonale në Antalia të Turqisë, por jo në ndeshje zyrtare, gjithsesi.

Kukësi ka provuar shijen e humbjes së parë sezonale në Antalia të Turqisë, por jo në ndeshje zyrtare, gjithsesi. Ndaj kryesuevse të Superligës Turke, Istanbul Basaksehir, verilindorët humbën 3-1, por tani e kanë kthyer “fletën” nga kundërshtari i radhës në këtë përgatitore intensive dimërore. Miqësoret ndaj kazakëve të Kairat Almaty dhe azerëve të Neftci Baku do të kenë kolauduar më së miri grupin e Ernest Gjokës. Ky i fundit, duke folur për mikrofonat e “Supersport”, ka analizuar situatën te të tijtë dhe çfarë synon në ditët turke:

“Janë ditë me intensitet nga ana fizike. Kishim një test, që ndoshta erdhi më shpejt se duhej. Ishte ndeshje e fortë, në të gjitha aspektet. Skuadra, nga ana ekuibrit taktik, ishte mirë. Kemi disa lojtarë të rinj, të afruar në merkaton e dimrit. Nuk nuk jemi në garë me skuadrat e tjera. Nuk shoh se çfarë bëjnë kundërshtarët. Rrumbullaku e kaloi me sukses testin. Duam edhe një mesfushor krahu, këto janë kërkesat tona. Ky grup ka cilësi, s’kemi çfarë kërkojmë më tepër. Në këtë moment kemi shpëtuar nga i ftohti i madh i Tiranës.

Kur të kthehemi do të kemi temperatura më të larta. Temperaturat e ulëta rrezikojnë dëmtimet e lojtarëve. Testi ynë përfundmtar do të jetë më datë 15 janar, me Baku-në, ndërsa më 12 janar është një test pak a shumë si ai i pari. Rivalët? Do të më pëlqente të takoja “Bobin” e të shihja nëse po dëgjon ndonjë këngë italiane, apo Mirelin, se çfarë po bën. Nëse nuk bëjmë teste me skuadra elitare, si do ta kërkojmë frikën me skuadrat më të forta. Qëllimi nuk ishte rezultati ndaj Basaksehirit.”

 

Më shumë nga Kampionati Shqiptar