Kategoria Superiore

Gjoka: Po, është e vërtetë, e duam Sukajn te Vllaznia

Kishte ditë që përflitej kjo gjë, megjithatë, vetëm sot është pranuar nga ana e trajnerit të Vllaznisë se kjo skuadër ka dëshirë ta ketë pjesë të sajën sulmuesin shkodran Xhevahir Sukaj për pjesën e mbetur të këtij sezoni. Ka qenë vetë tekniku Ernest Gjoka e ka pohuar një fakt të tillë në një intervistë për “Star Plus”, kur ka deklaruar:

“Një lojtar si Sukaj është i dëshirueshëm për Vllazninë. Ne jemi vënë në kontakt me sulmuesin dhe po presim përgjigjen e tij. Unë kam besim që Sukaj si shkodran që është do të mund të jetë pjesë e Vllaznisë”. Shkodranët kanë vuajtur mungesën e alternativave sidomos në sulm në këtë fazë kampionati dhe rikthimi i Sukajt mund të ishte një sinjal pozitiv për kuqeblutë. Siç dihet, Sukaj ka ndërprerë me konsensus kontratën me Partizanin.

Më shumë nga Kategoria Superiore