Kampionati Shqiptar

Gjoka zyrtarizoi dorëheqjen, Vllaznia do të drejtohet nga Ervis Kraja

KF Vllaznia bën të ditur se trajneri Ernest Gjoka, pasditen e djeshme ka paraqitur zyrtarisht dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës. Në këtë situatë, drejtuesit kanë vendosur që prej ditës së sotme dhe deri në fund të kampionatit, ekipi kuqeblu të trajnohet nga trajneri i ekipit B, Ervis Kraja.

Shkodranët janë në situatë tepër të vështirë, me një këmbë në Kategorinë e Parë, pas humbjes së fundit në kryeqytet, ndaj Partizanit. Duke parë se po mbytet, trajneri Ernest Gjoka e braktisi “anijen” i pari, çka i ka zemëruar pa masë shkodranët. Mbeten të luhen edhe dy javë, në të cilat Vllaznia shpreson vetëm matematikisht, por vështirë të ndodhë ndonjë mrekulli.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar