Kategoria Superiore

Gjonikaj huazohet te Tërbuni

Fabio Gjonikaj është zyrtarisht pjesë e Tërbunit për sezonin e ardhshëm futbollistik. Ai do të jetë pjesë e skuadrës së sapongjitur në elitën e futbollit shqiptar pas marrëveshjes së arritur mes dy klubeve. Ish-portieri i Partizanit B, Gjonikaj, është huazuar te pukjanët.

 

Duke qenë se ai ka pasur pak hapësira aktivizimi te Partizani, sepse luajnë Alban Hoxha dhe Dashamir Xhika, klubi i kuq mendoi që ta jepte në formë huazimi në një tjetër skuadër të Kategorisë Superiore. Te Vllaznia ishte e vështirë, ndërsa u ra dakord mes palëve që Fabio Gjonikaj të luajë te Tërbuni.

Fabio Gjoni

Fabio Gjonikaj kur ishte pjesë e Komb♪7tares U-19

Këtë e konfirmojnë dhe burime zyrtare brenda Partizanit, të cilat bëjnë me dije se për sezonin e ardhshëm futbollistik nuk është pjesë e planeve të Starovës apo të Partizanit B që luan në Kategorinë e Dytë.

[total-poll id=55230]

Më shumë nga Kategoria Superiore