Bundesliga

Gladbach akuzon Dortmund se i ka vjedhur dizajnin e fanellës

Borussia Monchengladbach nuk është e kënaqur me fanellën e re të Borussia Dortmund për sezonin 2017/18. Dortmund publikoi bluzën e re në dyqanet e klubit të mërkurën, me një dizajn që ka ruajtur ngjyrën klasike të verdhë por tani me vija horizontale të cilat, sipas klubit, ndryshojnë nga e zeza në të verdhë dhe anasjelltas teksa lëvizin përreth fanellës.

Borussia Monchengladbach nuk është e kënaqur me fanellën e re të Borussia Dortmund për sezonin 2017/18. Dortmund publikoi bluzën e re në dyqanet e klubit të mërkurën, me një dizajn që ka ruajtur ngjyrën klasike të verdhë por tani me vija horizontale të cilat,  sipas klubit, ndryshojnë nga e zeza në të verdhë dhe anasjelltas teksa lëvizin përreth fanellës. Gjithsesi, me sa duket akoma të inatosur që kanë adoptuar fjalën “Borussia” në emër, Monchengladbach tani ka akuzuar rivalët e Bundesliga-s se i kanë vjedhur dizajnin e fanellës aktuale.

Për sa i përket lojtarëve të Dortmund, Marco Reus është një simpatizant i fanellës së re, duke i quajtur shiritat të bukur duke shtuar se me zi po pret ta veshë për të parën herë në ndeshjen e fundit të Bundesliga-s ndaj Werder Bremen dhe në finalen e Kupës së Gjermanisë ndaj Eintracht Frankfurt. “Duam ta përfundojmë sezonin ashtu siç duhet me fanellën e re,” shprehet Reus. Reagimi i parë i tifozëve të BVB ishte se fanella kushtonte shumë dhe i mungonte kreativiteti. Pra me sa duket Monchengladbach nuk është i vetmi që ka mbetur i pakënaqur me fanellën.

 

Më shumë nga Bundesliga