Tenis

Goffin e Dimitrov sigurojnë gjysmëfinalet e “ATP Championship”

Belgu David Goffin dhe bullgari Grigor Dimitrov janë dy gjysmëfinalistët e fundit të turneut “ATP Championship”, që po zhvillohet në Londër e ku marrin pjesë 8 tenistët më të mirë në botë. Ata janë dy të kualifikuarit e grupit “Pete Sampras”, ndërkohë që dy gjysmëfinalistët e tjerë janë Roger Federer dhe Jack Sock (nga grupit Boris Becker).

Në ndeshjet e treta në grupe, Goffin fitoi 2-0 (6-4, 6-1) ndaj austriakut Dominic Thiem, në një ndeshje pa shumë histori, të dominuar nga belgu. Ndërsa Dimitrov eliminoi spanjollin Pablo Carreno (zuri vendin e Nadal i dëmtuar), duke fituar po 2-0 (6-1, 6-1). Sot nisin ndeshjet gjysmëfinale, ku Federer do të luajë ndaj Goffin dhe Sock ndaj Dimirtov.

Më shumë nga Tenis