Basketboll

Goga Basket debutim me fitore në Superligë, merr kryesimin

Skuadra durrsake e Goga Basket e ka nisur mbarë aventurën e saj në Superligë, duke fituar 87-62 në Shkodër ndaj Vllaznisë, në ndeshjen që mbylli javën e parë të Kampionatit Kombëtar. Një ndeshje e komanduar shumicën e kohës nga skuadra mike, që edhe falë përforcimeve të kryera në merkaton e verës, arriti të dominojë në fushën e lojës.

Vllaznia nuk është më ekipi i sezonit të kaluar, me mjaft largime, që ndikuan në paraqitjen e saj, duke mos përfituar dot edhe nga faktori fushë. Interesant fakti se ekipi i Goga Basket nuk ka ende asnjë humbje me të rritur, teksa vjet i fitoi të gjitha takimet e Kategorisë së Parë dhe po ashtu e ka nisur me fitore edhe këtë sezon.

Superliga – Meshkuj, Java e parë

Tirana – Kamza Basket, 75-74

Partizani – Teuta, 65-62

Vllaznia – Goga Basket, 62-87

Renditja: Goga Basket 2 pikë (1/0), Partizani 2 pikë (1/0), Tirana 2 pikë (1/0), Kamza Basket 1 pikë (0/1), Teuta 1 pikë (0/1), Vllaznia 1 pikë (0/1).

Kategoria e Parë – Meshkuj, Java e parë

Invaders – Eagles Basket, 78-96

Flamurtari – Apolonia, 66-65

Elbasani – Skënderbeu, 51-74

Renditja: Skënderbeu 2 pikë (1/0), Eagles Basket 2 pikë (1/0), Flamurtari 2 pikë (1/0), Apolonia 1 pikë (0/1), Invaders 1 pikë (0/1), Elbasani 1 pikë (0/1).

Më shumë nga Basketboll