Basketboll

Goga Basket debuton sezonin e ri edhe me meshkujt, Abrazhda trajner

Në Kampionatin Kombëtar të Basketbollit për meshkuj do të debutojë sezonin e ri sportiv 2017-2018 edhe skuadra durrsake e Goga Basket, e cila për herë të parë do të ketë një ekip të rriturish. Lajmin e kanë konfirmuar në faqen e tyre zyrtare “Facebook” vetë drejtuesit e ekipit durrsak, duke thënë se ekipin do t’ia besojnë trajnerit Bekim Abrazhda, ish-lojtar e trajner i Teutës.

Përveç ardhjes së trajnerit Abrazhda, konfirmohet se me ekipin privat durrsak do të luajnë edhe disa lojtarë të njohur dhe me përvojë në kampionat si Marsel Aliaj, Niko Thana, Klevis Isaku, Ervin Berberi e Denis Veselaga. Drejtuesit e klubit deklarojnë se objektivi i skuadrës do të jetë kualifikimin në Superligë, pasi këtë seozn (2017-2018) Goga Basket do të luajë në Kategorinë e Parë.

Më shumë nga Basketboll