Basketboll

Goga Basket: Kampionati një farsë, nuk tërhiqemi, por heqim dorë nga pretendimet

Shoqata sportive “Goga Basket”, pas humbjes ditën e shtunë në Vlorë ndaj Flamurtarit (70-58 për vlonjatet), ka zhvilluar sot paradite një takim të bordit drejtues, ku ka analizuar humbjen e skuadrës së femrave në Vlorë. Një humbje, që sipas skuadrës durrsake, erdhi prej gjyqtarëve të korruptuar, duke kërcënuar se mund të largohet nga kompeticioni. Por bordi drejtues i Shoqatës ka vendosur që të vijojë kampionatin deri në fundin e saj edhe pse për të ky kampionat është një farsë.

Vendimi për të vijuar kampionatin erdhi në respekt të investimit që është bërë nga drejtuesit e shoqatës, duke ndërtuar edhe një pallat sporti privat në Durrës, ku stërviten ekipet e moshave të të gjitha kategorive të skuadrës Goga Basket. Por skuadra do të heqë dorë nga çdo pretendim që kishte në fillim të këtij sezoni, duke thumbuar edhe FSHB-në se nuk po kupton degradimin e këtij sporti. Investimi i Shoqatës do të vijojë sërish, por vetëm me ekipet e moshave.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Basketboll