Connect with us

Seria A

Gola dhe çmenduri, “Zonja” e re kalon nga këmbët e Douglas Costa

Mircea Lucescu, trajneri që e ka drejtuar te Shakhtar, ka thënë se kur Douglas Costa mbërriti nga Gremio ishte një lojtar për kalçeto, ndërsa tani është kthyer në një nga sulmuesit e krahut më të fortë në qarkullim. “Është më i shpejtë se Robben dhe godet më fort, por është më pak i kompletuar. Taktika është pasioni i tij dhe Serie A është vendi i duhur për t’u përmirësuar”. Mësimet e DC kanë filluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur është katapultuar në botën e re, dhe do të vazhdojnë edhe për pak kohë, sepse në Itali futbolli ka më shumë variacion se në vendet e tjera. Por cilësia nuk mungon, mjafton të shikohet pjesa e dytë e ndeshjes së luajtur kundër Roma-s dhe e para në “Ëembley”, ku lëvizjet më spektakolare kanë qenë të tijat. Dhe trajneri Allegri ka ndërmend ta shfrytëzojë në maksimum cilësinë e brazilianit.

Douglas Costa mund të mbulojë pozicione të ndryshme në sulm. Te Bayern luante kryesisht sulmues i krahut të majtë, tek Juventus do të duhet të përshtatet dhe të luajë në krahun e kundërt, sepse nga ana tjetër është “Terminatori” Mandzukic. Në krahun e djathtë ka luajtur kundër Roma-s dhe Tottenham-it, në ndeshjen e vetme si titullar në fazën përgatitore, në intervistën e tij të parë italiane, ai ka deklaruar se nuk ka preferenca: “Në krahun e djathtë e kam më të lehtë të gjuaj, në të djathtin e kam më të lehtë të krosoj”. Nga e djathta ka ardhur goditja me të majtën që është devijuar nga Alisson, por Allegri pret edhe shumë korsime për kokat e Higuain dhe Mandzukic.

Shifrat thonë se Douglas Costa ka qenë lojtari i Bundesliga-s që në vitet e fundit ka bërë më shumë krosime në aksion (160) dhe më shumë driblime (148). Është shoku më i mirë i sulmuesve, sepse me të në fushë shumëfishohen rastet për gol, por është edhe një lojtar që kërkon, dhe shpesh me sukses, të zgjidhë gjithçka vetë: në sezonet e kaluara mes Bayern dhe Shakhtar, vetëm dy herë (2014-15 dhe 2009-10) ka bërë më pak se 7 gola. Në Boston, në ndeshjen e vetme të turneut amerikan e mbyllur me penallti, ka qenë vendimtar: e majta e tij ka mbyllur takimin. Të dielën në mbrëmje do të kthehet në “Olimpico”, ku në 2011-ën, në ndeshjen e parë të 1.8-ve të Champions League, shkaktoi eliminimin e verdhekuqve me një gol dhe një asist për Luiz Adriano-n (2-3 dhe 3-0 në ndeshjen e kthimit).

Më shumë nga Seria A