Connect with us

Futboll

Golashënuesi më i vjetër i historisë po përgatitet të luajë sezonin e 32-të si futbollist profesionist

Sulmuesi japonez Kazauyoshi Miura do të vazhdojë të luajë futboll profesionist në të pesëdhjetat pasi ka nënshkruar një kontratë të re me ekipin e kategorisë së dytë Yokohama FC. Miura, i cili u tërhoq nga futbolli ndërkombëtar 17 vite më parë, është shënuesi më i vjetër i historisë në kampionatin vendas pasi shënoi në moshën 49 vjeçare sezonin e kaluar.

Sulmuesi japonez Kazauyoshi Miura do të vazhdojë të luajë futboll profesionist në të pesëdhjetat pasi ka nënshkruar një kontratë të re me ekipin e kategorisë së dytë Yokohama FC. Miura, i cili u tërhoq nga futbolli ndërkombëtar 17 vite më parë, është shënuesi më i vjetër i historisë në kampionatin vendas pasi shënoi në moshën 49 vjeçare sezonin e kaluar. Ai bën 50 vjeç më 26 shkurt, afërsisht periudhës kur fillon sezoni i ri. Miura, i cili ka luajtur në Evropë, ka shënuar 55 gola në 89 ndeshje për Japoninë.

Image result for Miura yokohama

Ai filloi karrierën e tij në Brazil me Santos, duke debutuar në 1986, dhe ka luajtur edhe me Genoa dhe Dinamo Zagreb në vitet 90’. Sulmuesi iu bashkua Yokohama-s në 2005, në moshën 38 vjeçare. Ai ishte lojtari më i vjetër i kategorisë së parë pasi u transferua nga Vissel Kobe. “Shpresoj të vazhdoj të luftoj me gjithë forcën time bashkë me shokët e ekipit dhe tifozët të cilët gjithmonë më kanë mbështetur,” u shpreh Miura, teksa po hyn në sezonin e 32-të të karrierës së tij si futbollist profesionist me një tjetër kontratë njëvjeçare.

 

Më shumë nga Futboll