NBA

Golden State bën ligjin në Perëndim, Cleveland rikthehet protagonist në Lindje

Golden State korri fitoren e 11-të sezonale në NBA pas triumfit 110-100 ndaj Orlando, sfidë e dominuar nga skuadra kampione. Durant me 21 pikë e Green me 20 bënë diferencën në fushë për skuadrën e Warriors, që kryeson renditjen në Konferencën e Perëndimit së bashku me Houston. Fitojnë edhe Lakers, që mundën 100-93 Phoenix, duke mbetur në garë për një vend në play off në NBA. Clarkson me 25 pikë ishte lider për ekipin kalifornian, ndërsa 36 pikët e Booker për teksanët mbetën për statistikë, që pësuan disfatën e 10-të në kampionat. Zhgënjen skuadra tjetër e Los Anxhelosit, ajo e Clippers, që u mposht 109-105 nga Philadelphia. Edhe pse Griffin e Williams realizuan 60 pikë për Clippers, ato s’mjaftuan për të evituar humbjen, teksa Embiid dhe Covington realizuan 63 pikët për miqtë, që e merituan fitoren.

Nga ndeshje e Cleveland ne NBA

Një fitore të vështirë në kampionat korri skuadra e Cleveland, që mposhti 104-101 New York, duke nisur ringritjen në renditje. LeBron James realizoi 23 pikë e 12 asist, por si rrallëherë diferencën në fushë për Cavaliers e bëri stoli, nga ku erdhën 54 pikë, duke i bërë të pavlefshme 28 pikë e 10 rebaund të Hardaway. Fiton Milwaukee, që mundi 110-103 Memphis, në një ndeshje me rivalitet, sfidë ku greku Antetokounmpo realizoi 27 pikë, më i miri në fushë për vendasit. Minnesota, fale 24 pikëve e 13 rebaund të Toëns mposhti 109-98 Utah Jazz, duke korrur fitoren e tetë në kampionat. Një paraqitje të mirë po bën Washington, që mundi 110-92 Sacramento, sfidë ku u dallua John Wall, autor i 21 pikëve.

REZULTATET E SOTME

Washington – Sacramento, 110-92

New York – Cleveland, 101-104

Milwaukee – Memphis, 110-103

New Orleans – Atlanta, 106-105

Phoenix – Lakers, 93-100

Utah Jazz – Minnesota, 98-109

Portland – Denver, 99-82

Golden State – Orlando, 110-100

Clippers – Philadelphia, 105-109

Më shumë nga NBA