NBA

Golden State e nis me humbje sezonin e ri, fitojnë Portland e Dallas

Sezoni i ri sportiv 2018-2019 në NBA do të nisë zyrtarisht më 16 tetor, por skuadrat kanë nisur prej disa ditësh fazën përgatitore dhe sot janë luajtur miqësoret e para. Në fushë kanë zbritur kampionët e Golden State, që janë mundur 114-110 nga Minnesota, në një ndeshje të vendosur në sekondat e fundit. Warriors kanë luajtur me të gjithë titullarët, me Curry që realizoi 21 pikë e Durant 16 edhe pse minutazhi i tyre në fushë ishte i limituar.

Një fitore të lehtë korri skuadra e Utah Jazz, që mundi 130-72 australianët e Perth Wildcats, ndeshje e dominuar nga skuadra e e NBA-së, me Alleën që realizoi 19 pikë. Një test i mirë për Toronton, që mundi 122-104 Portland, dy skuadra pretendente, me Kawhi Leonard (12 pikë) që debutoi me ekipin kanadez. Në fushë zbriti edhe skuadra e Dallas, që mposhti 116-63 kinezët e Beijing Ducks, me Doncic që realizoi 16 pikë për teksanët.

Më shumë nga NBA