NBA

Golden State mposht Houston në finalen e parë në Perëndim

Golden State fitoi 119-106 ndaj Houston në finalen e parë të Konferencës së Perëndimit, duke udhëhequr 1-0 me ndeshje. Kampionët e NBA-së zhvilluan një ndeshje të mirë, duke qenë superiorë në fushën në shumicën e kohës, duke e merituar fitoren. Houston e nisi më mirë takimin, duke qenë në avantazh në periodën e parë, por miqtë rikuperojnë në çerekun e dytë, duke bërë që pjesa e parë të mbyllet në ekuilibër.

Në pjesën e dytë erdhi shkëputja e ekipit mik, që mori frenat e lojës në dorë, duke e dominuar në fushë. Durant me 37 pikë ishte shënuesi më i mirë për Golden State, mbështetur nga Thompson me 28 pikë e Curry me 18, një trio që bëri diferencën në parket. Në kahun tjetër, Harden realizoi 41 pikë, ndërsa Paul realizoi 23 pikë e 11 rebaund, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. Edhe ndeshja e dytë do të luhet në fushën e Houston.

NBA – Konferenca e Lindjes (finale play off)

Boston Celtics – Cleveland Cavaliers (1-0 me ndeshje)

NBA – Konferenca e Perwndimit (finale play off)

Houston Rockets – Golden State Warriors, 106-119 (0-1 me ndeshje)

Më shumë nga NBA