Basketboll

Golden State vs Houston, ose Curry vs Harden në Perëndim

Tashmë nuk ka më kohë për llogari dhe Golden State e Houston do të nisin sot serinë prej 7 finalesh, për të shpallur skuadrën kampione në Konferencën e Perëndimit. Edhe pse në sezonin e rregullt ekipi i “Shtetit të Artë” i fitoi të 4 përballjet me rivalët nga Teksasi, këtë herë gjërat janë ndryshe.

curry dhe harden

Foto: Curry dhe Harden gjatë një dueli në një ndeshje të kampionatit

Që prej kohës së sezonit të rregullt ka kaluar një muaj dhe gjatë kësaj kohe Stephen Curry, ylli i Golden State fitoi trofeun e MVP, duke mundur në sfidën për lojtarin më të mirë pikërisht James Harden të Houston. Pra, për “mjekrën” ky do të jetë moment ideal për t’u hakmarrë, duke qenë se nuk e ka mundur dot këtë sezon Curry ende në parket.

?????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????

Foto: Curry dhe Harden festojnë së bashku me kombëtaren amerikane

Në “Oracle Arena” të Golden State nisin sot ndeshjet finale, në një përballje të fortë mes dy ekipeve më të mira në Perëndim, ku nga njëra anë janë Curry e Thompson dhe nga ana tjetër Harden e Howard. Vendasit kanë pushuar disa ditë më shumë dhe kanë faktorin fushë në favorin e tyre (4 ndeshje kundrejt 3 që luhen në Houston). Por, miqtë do të kenë si armën kryesore entuziasmin që kanë eliminuar Clippers.

golden state vs houston

Foto: Nga takimi Golden State-Houston

Të gjithë rpesin duelin Curry vs Harden. Curry në play off ka një mesatare prej 28.2 pikësh e 6.8 asist për ndeshje. Ndërsa Harden ka një mesatare prej 26.7 pikësh dhe 8 asist për ndeshje. Curry është më shumë individualist në veprimet e tij, ndërsa Harden luan më shumë për skuadrën. Parashikimet thonë se Golden State do të shkojë në finalen e madhe të NBA-së.

golden state vs houston 1

Foto: Nga takimi Golden State-Houston

[total-poll id=25765]


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Basketboll