Gossip

Golf: Vendimi, stop uniformave seksi të sportisteve

Nëse te meshkujt nuk ka pengesa të mëdha për ta praktikuar sportin e golfit lirshëm, krejt e kundërta ndodh me femrat, që nuk kanë më atë liri, për t’u veshur si të duan në turnetë e ndryshëm. Jo më minifunde apo funde të shkurtra si dhe bluza të hapura, që tërheqin vëmendjen e kamerave dhe fansave. Nga data 2 korrik, LPGA ka vendosur që sportistet femra të respektojnë një kod të ri veshje gjatë turneve, në të kundërt do të gjobiten deri në 1000 dollarë për çdo tërheqje të vëmendjes.

Golfistja Paige Spiranac

Shefja e marrëdhënieve me publikun pranë LPGA, Heather Daly Donofrio, tha: “Synimi është që lojtaret të prezantohen dhe përfaqësohen në një mënyrë më profesionale, për të përcjellë një imazh pozitiv”. Një nismë kjo që nuk u pëlqen shumë golfisteve, shumë prej të cilave seksi, që preferojnë nga kompanitë e veshjeve uniforma gjithnjë e më provokuese. Michelle Wie, Paige Spiranac etj., janë disa nga golfistet që më shumë se sa për rezultatet në fushë admirohen për format seksi dhe veshjet provokuese, por tashmë duhet të kenë më shumë kujdes.

Golfistj Maria Verchanova

Më shumë nga Gossip