• Goli i dhjetë për Balotelli, Nice shmang humbjen…

    Publikuar: 10 Mar 9:07

    Eshtë një “përmbysje” e madhe, e bërë me zemër, ajo e realizuar nga Nice, në këtë javë të Ligue 1, por që gjithsesi nuk e ndihmon shumë në klasifikimin. Nice ka barazuar 2-2 në shtëpi kundër Caen dhe ka humbur terren ndaj vendit të parë që mbahet nga Monaco, me dy pikë më shumë dhe me një ndeshje më pak.

    Në disavantazh të dy golave, pas 50 minutave (goditje me kokë e Santini në minutën e 36-të dhe goditje me të djathtën e Yann Karamoh, në minutën e pestë të pjesës së dytë), vendasit e nisën përmbysjen duke nisur nga mesi i pjesës së dytë me golin e Mario Balotelli, i dhjeti për të në këtë kampionat, ndërsa 13 minuta para fundit, Donis vulosi barazimin 2-2.

    Standings provided by Sofascore LiveScore


    Lexo postimet e tjera