Seria A

Goli i parë i Andre Silva-s i jep 3 pikët Milan-it

AC Milan ka marrë një fitore të rëndësishme në luftën për një vend mes katër më të mirëve teksa ka mposhtur në sekondat e fundit Genoa-n me golin e parë në Serie A të Andre Silva. Ishte një ndeshje e barabartë për shumicën e kohës por në fund Milan tregoi pse është një klub historik duke marrë tri pikët e merituara. Milan tashmë është ngjitur në vend të gjashtë dhe i është afruar Inter-it të vendit pestë.

Ishte Milan që kishte dy mundësi të mira në minutat e para me Bonaventura dhe Kalinic por të dy tregohen të pasaktë. Por edhe Genoa luan mirë dhe ndeshja është e hapur. Aksione ka nga të dyja krahët por ndeshja kryesosh zhvillohet në mesin e fushës dhe si pasojë mundësitë e pastra për gol mungojnë. Pas pushimit historia nuk ndryshon. Rigoni shënon një gol në minutën e 53’ por arbitri, pasi kontrollon VAR, ka anuluar golin për pozicion jashtë loje.

Pak më pas Bonaventura humbet një tjetër mundësi të mirë me topin që përfundon jashtë fushe. Edhe Suso kishte një rast të mirë nga goditja standarde por edhe goditja e tij shkon jashtë. Por në fund të takimit ishte Andre Silva ai që shënoi një gol që i dha tre pikët Milan. Silva ka shënuar më në fund golin e parë me fanellën Kuqezi.

Më shumë nga Seria A