
Atletico e Madridit ka dhënë shenjat e para të jetës, pas fitores 1-0 ndaj Las Palmas në “Vicente Calderon”, falë golit të shënuar në pjesën e dytë nga Saul Niguez. Diego Simeone e kishte kërkuar me çdo kusht këtë fitore, që mungonte prej tre ndeshjesh në La Liga, ku Atletico ishte mundur 3-0 në takimin e fundit kundër Villarreal.
Kur u mbush një orë lojë mesfushori Saul Niguez lëshoi një goditje të papritshme, duke i dhënë fitoren kampionëve të vitit 2014. Atletico Madrid ngjitet në vendin e pestë të La Liga dhe mbetet në kontakt me zonën Champions League.
[interaction id=”58557451e3b701d268e3fa4b”]
Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar
