Merkato

Pas dy asisteve në ndeshjen hapëse, asisiti i tretë i Golovin është për… Juventus

Ylli i Rusisë dhe CSKA-së së Moskës Aleksandr Golovin ka thënë se ndihet krenar që për të interesohet një ekip i madh si Juventusi, por shton se është i fokusuar te Kupa e Botës.

Golovin shkëlqeu në fitoren 5-0 ndaj Arabisë Saudite, duke kontribuar me dy asiste dhe një gol.

“Për momentin jam i fokusuar te Kupa e Botës dhe Rusia,” shprehet 22-vjeçari për Sky Sport Italia dhe Ansa.

“Jam krenar dhe i kënaqur nga interesi i Juve-s, por dua të zhvilloj një botëror të madh.”

Më pas ai është pyetur për lojtarin e preferuar bardhezi.

“Të gjithë janë të fortë, por Dybala është më i miri, teksa ka më shumë kreativitet dhe është i preferuari im.”

Më shumë nga Merkato