Boks

Golovkin-Alvarez, brez i veçantë nga WBC për kampionin e botës

World Boxing Championship (WBC) ka bërë me dije se ka përgatitur një brez të veçantë për fituesin e duelit të 16 shtatorit mes Gennady Golovkin dhe Saul “Canelo” Alvarez, sfidë që do të zhvillohet në “T-Mobile Arena” të Las Vegasit. Një brez i ngjashëm me atë që WBC përgatiti edhe dy javë më parë, për sfidën tjetër të madhe të boksit mes Floyd Mayweather e Conor McGregor. “Edhe kjo sfidë e meriton një brez të veçantë, pasi bëhet fjalë për dy kampionë bote të peshës së mesme”, thanë drejtuesit e WBC-së.

Boksieret Gennady Golovkin dhe Saul “Canelo” Alvarez

Gennady Golovkin do të mbrojë titullin e tij kampion bote të kategorisë WBC më 16 shtator dhe për ta përjetësuar këtë datë, që është edhe një ditë feste në Meksikë. Ndaj kemi përgatitur këtë gjerdan të veçantë, 1005 merksikan, për të kurorëzuar kampionin e një prej sfidave më të mëdha në boks”, thuhet në deklaratën e WBC-së, ku pubklikojnë edhe brezin që do të jepet, pa bërë me dije se nga se është i përbërë ai. Ky duel do të jetë i vlefshëm edhe për titujt kampionë bote të kategorive IBF, WBO dhe WBA.

Më shumë nga Boks