Boks

Golovkin: Alvarez do t’i tregoj në ring se jam një boksier me “ko…e”

Kampioni i botës në peshën e mesme, kazaku Gennady Golovkin, do të mbrojë për të dytën herë titujt e këtij Divizioni ndaj meksikanit Saul “Canelo” Alvarez, sfidë që zhvillohet më 15 shtator në Las Vegas. Marrëdhëniet mes dy boksierëve janë tensionuar shumë kohët e fundit, me akuza të shpeshta mes tyre, aq sa meksikani ka dekaluar se kampioni i botës nuk ka “ko…e” për t’u përballur sërish me të dha ta hedhë KO në ring.

Kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer aspak Golovkin që ka ftuar si rivalin meksikan ashtu dhe të tjerët që ta provojnë këtë gjë në çdo moment, në ring apo në rrugë. “Unë jam një boksier pa ko…e? Mos e besoni shumë Alvarez. Nëse ju dëshironi ta shihni nëse kam apo jo, do t’ja u tregoj në çdo moment. Ndërsa Alvarez do t’ia tregoj më 15 shtator”, tha boksieri kazak.

Sfida e parë mes tyre, zhvilluar në shtator të 2017-ës, u mbyll në barazim. “Kjo ka për të qenë një sfidë më e bukur se e para dhe në fund do të ketë edhe një fitues, ai do të jem unë”, tha “Triple G”, 36 vjeç, i pamposhtur në ring në karrierën e tij.

Më shumë nga Boks