Boks

Golovkin-Alvarez, revanshi më 5 maj në Las Vegas ose Nju Jork

Revanshi mes boksierëve Gennady Golovkin dhe Saul “Canelo” Alvarez do të zhvillohet më 5 maj, ndërkohë që për t’u konfirmuar është vendi se ku do të zhvillohet kjo sfidë e dytë e peshës së mesme. Lajmin e ka konfirmuar Eric Gomez, personi që mbulon menaxhimin e boksierit kazak, që tha se marrëveshja për të zhvilluar përballjen e dytë është arritur. Sfida e parë e zhvilluar më 16 shtator u mbyll në barazim, ndaj palët ranë dakord për një duel të dytë, që do të përcaktojë më të mirin. Golovkin është kampion i botës në peshën e mesme në kategoritë IBF, IBO, WBA dhe WBC, tituj që do t’i mbrojë sërish ndaj rivalit meksikan.

Boksieret Gennady Golovkin dhe Saul “Canelo” Alvarez

Do të organizojmë një tjetër duel të madh mes dy boksierëve. Firmat nuk janë hedhur ende në kontratë, por thuajse gjithçka është e përfunduar”, tha Gomez, që konfirmoi se dëshira e Golovkin është t’i mbrojë titujt në Nju Jork, aty ku dhe i ka zhvilluar gjithnjë sfidat e tij. Ndërkohë që, përballja e parë mes tyre u zhvillua në Las Vegas, ku kishte më shumë fansa të Alvarez. Përballja e parë ishte mjft e fortë, me të dy boksierët që dhuruan spektakël në të 12 raundet, duke bërë që sfida të mbyllet në barazim (një gjyqtar vitoi për Golovkin, një për Alvarez dhe një barazim). Golovkin është i pamposhtur në ring (37 fitore dhe 1 barazim), ndërsa Alvarez ka 49 fitore, 1 humbje dhe 1 barazim).


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Boks