Boks

Golovkin: I zhgënjyer nga dopingu i Alvarez, drejtësi para revanshit

Boksieri kazak Gennady Golovkin ka reaguar sot për herë të parë për mediat pas lajmit që rivali i tij i duelit të 5 majit në Las Vegas, meksikani Canelo Alvarez, doli pozitiv me clebunterol. Revanshi i 5 majit duket se nuk është në rrezik, por kazaku ka mbetur i zhgënjyer nga lajmi dhe nga fakti se rivali i tij mund të përdorë substanca të ndaluara. “Nuk dua të spekuloj në asgjë, por ekspertët do të vërtetojnë gjithçka, nëse dopingu vjen nga mishi i helmuar apo nga ndonjë rrethanë tjetër. Unë kërkoj vetëm që situata të sqarohet dhe të kryhet një hetim”, u shpreh Golovkin, që pavarësisht këtyre lajmeve vazhdon rregullisht të përgatitet për revanshin.

Ky nuk është një lajm i mirë për sportin tonë të boksit, nuk është një lajm i mirë për të ardhmen e sportit. Unë nuk e di se cila është e vërteta, nëse ka përdorur doping mund të pezullohet, në të kundërt ky është një problem që duhet zgjidhur për të ardhmen. Unë e di që dopingu është pjesë e lojës, ai vazhdon të stërvitet por edhe unë gjithashtu. Por koha ecën shpejt dhe kanë mbetur vetëm 45 ditë nga dueli, ndaj nuk kemi shumë kohë dhe duhet të planifikojmë me kujdes të ardhmen për çdo të papritur”, u shpreh më tej Gennadu Golovkin, kampion bote në peshën e mesme në kategoritë WBA, WBC, IBF dhe IBO. Sfida e parë mes dy boksierëve doli barazim.

Më shumë nga Boks