Boks

Golovkin: Ndaj Alvarez për fitore, nuk mund ta humbas këtë sfidë

Kampioni i botës në peshën e mesme Gennady Golovkin, në prag të duelit të 15 shtatorit ndaj Saul “Canelo” Alvarez është shprehur se duhet me çdo kusht që ta fitojë këtë revansh ndaj meksikanit, për të treguar se është më i fortë dhe të ruajë pathyeshmërinë e tij (38 fitore e një barazim). “Nuk mund ta humbas këtë duel. Kjo është një sfidë është shumë e rëndësishme për mua dhe e ndjej energjinë që po përcjell brenda meje. E di se për çfarë kam nevojë në këtë sfidë të dytë dhe kam një eneergji të madhe”, u shpreh Golovkin.

Më tej, boksieri kazak shtoi: “Tani është një situatë ndryshe nga ajo e para një viti, kam më shumë përvojë dhe di se si të përballoj situatën. E njohim më shumë njëri-tjetrin edhe pse çdo detaj mund të bëjë diferencën. Ai ka botën e tij të mendimit, flet shumë dhe nuk është praktik, por nuk e ka idenë se kë ka përballë. Edhe sfidën e parë duhej ta kisha fituar, ndaj është momenti që të bëj realitet atë fitore që më shpëtoi nga duart herën e kaluar”, deklaroi boksieri kazak Gennady Golovkin për mediat.

Më shumë nga Boks