Boks

Golovkin zbulon rivalin, më 5 maj mbron titujt ndaj Martirosyan

Boksieri kazak Gennady Golovkin, kampioni i pamposhtur i botës në peshën e mesme, ka deklaruar sot se më 5 maj do të mbrojë titujt kampionë ndaj armenit Vanes Martirosyan (mban edhe nënshtetësinë amerikane). Një vendim disi i papritur, pasi të gjithë prisnin një rival tjetër, por në fund “Triple G” ka vendosur për Martirosyan, që dy herë më parë ka tentuar të rimarrë titujt kampionë bote, por ka dështuar. Martirosyan do të zërë vendin e meksikanit Saul “Canelo” Alvarez, që u tërhoq nga sfida pas skandalit doping.

Golovkin, 37 fitore dhe 1 barazim në karrierën e tij, ka përballë një rival të fortë, duke qenë se edhe armeni ka një kurrikul të rëndësishme, pasi numëron 36 fitore, 3 humbje e 1 barazim. Duel, ndryshe nga sa ishte parashikuar, nuk do të zhvillohet në Las Vegas, por në Kaliforni, ndërkohë që sfida nuk do të jetë PPV (pay per vieë-paguaj për ta parë). Në rast se Golovkin do ta fitojë këtë duel, atëherë ai do të mbrojë titujt kampionë të peshës së mesme për të 20-n herë radhazi. Boksieri kazak mban titujt kampionë bote në kategoritë WBC, WBA, IBO dhe IBF.

Më shumë nga Boks