Seria A

Gonzalo Higuain shpëton Milan nga humbja ndaj Cagliari…

Milan nuk ka shkuar përtej barazimit 1-1 në fushën e Cagliari.

Cagliari shënoi pas vetëm katër minutash lojë me anë të Joao Pedro. Kurioz është fakti se ai shënoi në prekjen e tretë të topit në këtë sezon.

Fillimisht goditja e Pavoletti u ndal në shtyllë, por më pas topi shkoi te Joao Pedro dhe ky i fundit mposhti Donnarumma që nuk reagoi në mënyrën më të mirë të mundshme.

Milan barazoi në minutën e dhjetë të pjesës së dytë. Gonzalo Higuain mori me nuhatje një top vakant në qendër të zonës së vendasve dhe pasi dribloi portierin Cargno depozitoi topin në rrjetë me portën e boshatisur. Ky ishte goli i parë i argjentinasit me fanellën e kuqezinjve.

Në këtë mënyrë, pas humbjes në ndeshjen e parë ndaj Napoli dhe fitores në ndeshjen e dytë ndaj Roma, Milan arrin barazimin e parë në këtë kampionat dhe kësisoj, pas 270 minutash ka katër pikë, një ritëm që nuk do të mjaftojë për të arritur zonën Champions, objektivi kryesor i kuqezinjve.

Cagliari ka marrë pesë pikë në katër javët e para.

VIDEO / Golat e ndeshjes Milan në “Twitter”…

Standings provided by Sofascore LiveScore

Më shumë nga Seria A