Bundesliga

Goretzka te Bayern Munich? Mungon vetëm “po” e doktorit…

Leon Goretzka mund të jetë në prag të një lëvizjeje te Bayern Munich, edhe pse është duke tërhequr interes nga e gjithë Europa. 22-vjeçari është duke hyrë në muajt e fundit të kontratës së tij me Schalke 04, diçka që ka kapur edhe vëmendjen e Arsenalit, Liverpool-it dhe madje të Barcelonës. Presidenti i Bayern Munich, Uli Hoeness, kohët e fundit deklaroi se një marrëveshje me Goretzka nuk kishte përfunduar. Megjithatë, 66-vjeçari vazhdoi të pretendonte se një veprim do të përfundonte “kur mjeku të thotë po”. “Shanset e nënshkrimit të Goretzka janë të mira, – pohoi Hoeness, siç citohet nga “Funke Sport”. – Nëse ai na bashkohet, kjo do të ishte e mirë. Sidoqoftë, ai nuk ka nënshkruar një kontratë me ne ende. Vetëm kur doktori të thotë po, atëherë transferimi është kryer”.

Goretzka ka qenë në formë të shkëlqyeshme këtë sezon, pas një dëmtimi të pësuar. Mesfushori dinamik ka shënuar katër gola në 11 paraqitjet e tij në Bundesliga për këtë sezon, duke pretenduar gjithashtu një asist në fitoren e “DFB-Pokal”. Golat e shkëlqyeshëm të Goretzka në këtë sezon nuk janë kufizuar vetëm në Bundesliga. Ai ka gjashtë gola në 12 paraqitje me kombëtaren e parë gjermane, çka e ka “gozhduar” mesfushorin në planet e trajnerit Loachim Loë… për finalet e Kupës së Botës në Rusi, verën e këtij viti.

Më shumë nga Bundesliga