Bundesliga

Gotze: Guardiola është jonjerëzor, Klopp sillet si baba për futbollistët

Mario Gotze ka shprehur admirimin e tij për trajnerin e Manchester City, Pep Guardiola, duke pranuar se të dy nuk kanë gëzuar një marrëdhënie fluide te Bayern Munich. Guardiola u “përplas” me yllin e Dortmundit në vitin 2013, për ta bërë Gotze një nga nënshkrimet e tij të para në “Allianz Arena”.

Por, pavarësisht tre titujve të njëpasnjëshëm të Bundesligës, Gotze u përpoq të përsëriste formën e tij më të mirë, ndërsa ishte nën drejtimin e Pep. Tani ai ka zbuluar se, pavarësisht respektit të tij të thellë për rekordin e Guardiolës, ata nuk shkuan si duhet në nivel personal:

“Pep Guardiola ishte teknikisht një nga trajnerët më të mirë, një pasuri e jashtëzakonshme, por kisha ndjenjën se ai mendon vetëm për imazhin e vet. Ndjeshmëria tek ai nuk ishte aq e madhe. Nuk ishte e lehtë për mua, thjesht sepse erdha nga Klopp, i cili ishte si një baba për futbollistët. Pep ishte një ndryshim i plotë. Një trajner i klasit botëror ka nevojë për ndjeshmëri. Çdo sportist është gjithashtu njerëzor dhe ju duhet t’i kombinoni të dyja”.

Gotze, i cili tani është kthyer në Dortmund, në eksperiencën e tij të dytë me klubin, megjithatë, nuk ka keqardhje për vendimin e tij për t’u larguar në vitin 2013, ose kohën e kaluar te Bayern Munich. Matthias Sammer beson se Gotze meritonte më shumë te Bayern Munich, ndërsa pranon se klubi bavarez mund të kishte bërë më tepër që ai të ndihet si një talent i ri në shtëpi:

“Mario ka marrë shumë pak dashuri dhe njohje te Bayern. Të rinjtë, njerëzit e ndjeshëm, kanë nevojë për ritëm në jetën e tyre. Mario dhe unë kishim një marrëdhënie të ngushtë, por nuk isha trajner. Mario me mënyrën e tij të thellë të të menduarit duhet të ndjejë dashuri dhe besim, ai duhet të jetë i paprekshëm”.

Më shumë nga Bundesliga