Bundesliga

Götze sheh dritë në fund të tunelit…

Një hap drejt normalitetit. Mario Götze po shërohet. Talenti i Borussia Dortmund, që po qëndron pushim që prej muajit shkurt si pasojë e një shqetësimi në metabolizmin energjetik, mund të jetë më në fund në gjendje të bëj ushtrime fizike. Në këto muaj Mario ka qenë në pushim absolut, nuk mund të vraponte dhe nuk mund të lodhej. Ka bërë një stil jetes shumë të qetë dhe bashkë me të fejuarën Ann-Kathrin Brömmel shkoi në Dubai për të qëndruar në vende të ngrohta. Pjesën tjetër të kohës e ka kaluar me familjen, përfshi edhe vëllanë e vogël Felix që luan me të rinjtë e Bayern Munich.

German international midfielder Mario Gotze is expected to be out for an extended period

Problemet shëndetësore duket se janë zgjidhur. Sëmundja që kap vetëm 1% të evropianëve është shumë e sikletshme për sportistët. Godet enzimat që prodhojnë kreatino-fosfatin, pa të cilin muskujt e kanë të pamundur të prodhojnë energji. Me fjalë të pakta, organizmi i Gotze nuk i digjte më kaloritë të merrte. Kjo ishte edhe arsyeja përse Gotze në vitet e fundit po shëndoshej, edhe pse stërvitej gjithmonë me maksimumin e profesionalizmit. Shpejtësia e tij maksimale kishte rënë nga 33 km/h në 31 km/h. Më pak shpërthime në ndeshje, më pak driblime dhe një lodhje e përgjithshme që u bë shqetësuese derisa erdhi fjala “stop” nga mjekët.

Gotze has only started nine Bundesliga games since rejoining Dortmund from Bayern Munich

Tani Mario po ndjek një dietë të hekurt dhe ka humbur 5 kile. Kjo është një shenjë se më në fund sëmundja po largohet. Kësisoj, edhe pse shumë lehtë, Gotze po merret sërish me sport: ndonjë vrapim i lehtë apo shëtitje me biçikletë. Edhe drejtori sporti i Dortmund, Zorc, konfirmoi se lojtari ka bërë hapa përpara: “Kura që ndoqi bëri efekt dhe është drejt shërimit total. Me të tilla ritme mund të kthehet në stërvitje gjatë verës. Mendoj se Mario do të kthehet në normalitet në vitin e ardhshëm.”

Më shumë nga Bundesliga