• Grezda dhe Hyka, golat kuqezi të fundjavës në botë

    Publikuar: 15 Apr 10:45

    Kjo fundjavë e futbollit ndërkombëtar ngërthen edhe angazhimin e legjionarëve kuqezinj. Mbrëmë e nisi me gol Eros Grezda në Kroaci, ndërsa sot e ka vijuar këtë “muzikë” Jahmir Hyka në SHBA. Mesfushori shtatshkurtër ka gjetur golin e parë në MLS, me fanellën e SJ Eathquakes. Ky gol ishte shumë i rëndësishëm, sepse erdhi në limitin e kohës shtesë (94’) dhe vulosi barazimin 1-1 ndaj Dallas. Lojtari i kombëtares sonë luajti si titullar dhe me kohë të plotë.

    Po t’i rikthehemi Eros Grezdës, ai shënoi një gol të shkëlqyer kundër Dinamos, në derbin e Zagrebit. Pas vetëm 5 minutash lojë, mesfushori kuqezi kaloi në avantazh vendësit e Lokomotivës së Zagrebit, ku bën pjesë. Grezda u zëvendësua në minutën e 60-të, ndërsa ndeshja u fitua 2-1 nga kampionët absolutë të Kroacisë. Ky ishte goli i pestë i Grezdës në 22 ndeshje kampionat.


    Lexo postimet e tjera