La Liga

Griezmann bëhet “çështje”, Diego Costa e kërcënon…

Atletico Madrid do ta mbyllë sezonin me finalen e Europa League, të mërkurën e ardhshme, kundër Marseille në Lion, por për momentin po flitet vetëm për Antoine Griezmann, si pasojë e kaosit të shkaktuar nga interesimi real i Barcelonës për sulmuesin francez, që ka sjellë reagimin e Miguel Angel Gil, drejtues i “Los Colchoneros”, që ka kritikuar ashpër sjelljen e klubit katalanas, një javë para se ekipi i tij të jetë i impenjuar në finalen e “kupës së vogël”.

Gabi, Koke, Diego Costa, Filipe Luis dhe Saul kanë prezantuar finalen para tifozëve dhe të gjithëve u është dashur t’i përgjigjen pyetjeve për shokun e ekipit. Në rastin e Diego Costa, ai tha: “Sido që të shkojë unë jam i lumtur te Atletico dhe nuk do të largohem. Mos u mërzisni se edhe unë jam i rëndësishëm për ekipin, ashtu si është ai…”

Përshtypja është se francezi do të largohet pas finales ndaj Marseille, ku synon të fitojë trofeun e parë me ekipin e Simeone. “Eshtë i karikuar dhe unë personalisht e kam parë shumë mirë. I përqendruar, i qetë, në formë dhe i matur. Në relatat tona nuk ndikon asnjë lajm që vjen nga jashtë. Unë e kam parë si në ditën e parë kur e takova, me shumë dëshirë për të fituar,” – shtoi Diego Costa.

Por më pas spanjolli deklaroi: “Griezmann nuk është një fëmijë dhe do të vendosë vetë të ardhmen e tij. Ai e di se askund tjetër nuk do të ketë dashurinë që ka te Atletico, por unë e paralajmëroj se nëse largohet nuk mund të kthehet më në zemrën tonë apo të tifozëve.”

Më shumë nga La Liga