Connect with us

Futboll

Griezmann: E ardhmja ime është në duart e Atletico-s

Manchester United, PSG, Bayern? Jo, Antoine Griezmann nuk ka ndërmend të largohet nga Atletico Madrid. Për yllin e madrilenëve ka kohë që përflitet se mund të ndërrojë skuadër, por ai ka këmbëngulur se për të ardhmen e tij fillimisht vendos klubi. Këtë sezon francezi vijon të jetë lojtari më vendimtar i bardhekuqve, me 21 gola të shënuar në të gjitha kompeticionet. Pavarësisht se “Djajtë e kuq” janë bërë gati të shpenzojnë rreth 100 milionë euro për të, 25-vjeçari ndihet mirë në Madrid.

Duke folur në “beIN Sports”, Griezmann së fundmi tha: “Siç kam deklaruar shumë herë, kam një kontratë me Atletico-n dhe jam i lumtur këtu, ashtu si edhe familja ime. Përveç kësaj, për t’u larguar, fillimisht klubi duhet të ketë dëshirën për të më shitur, apo jo?” Anësori theksoi se gjithçka po ecën si duhet. “Përpiqem të jem i lumtur dhe të jap më të mirën për tifozët. Gjithçka po shkon mirë. Këtu kemi diell gjithë vitin dhe kjo është gjithashtu një ndihmë e madhe.”

 

 

Më shumë nga Futboll