Europa League

Griezmann flet për finalen, Simeone dhe Diego Costa…

Në moshën 27-vjeçare, Antoine Griezmann, ka reputacionin e një prej sulmuesve më të mirë në qarkullim, edhe pse nuk ka fituar asnjë trofe europian! Finalja kundër Marseille përbën mundësinë më të mirë për francezin.

Në lidhje me finalen e Europa League, ai tha: “Ky mund të jetë titulli më i rëndësishëm për mua, pasi kam fituar vetëm Superkupën e Spanjës. Kam mundësinë të fitojë një trofe prestigjoz në Europë dhe do të jap të pamundurën për të ndihmuar ekipin tim.”

Më pas ai shtoi: “Po pres me padurim të luajë në këtë ndeshje dhe fati do të ajo zhvillohet në Lion, që është vetëm 45 minuta larg Macon, fshatit ku unë kam lindur. Shumë familjarë dhe kushërinj të mirë do të jenë në këtë ndeshje. Kam kujtime të mira nga ky stadium. Kam shënuar dy gola për Francën kundër Irlandës në Euro 2016 dhe kam shënuar një gol me roveshatë kundër Lion në Champions League të vitit 2013, kur luaja për Real Sociedad.”

Atletico nuk do të ketë trajnerin Diego Simeone, i cili është i skualifikuar, ndërsa ekipi do të drejtohet nga Burgos. “Simoene po bën diçka historike për klubin e Atletico, si ka bërë Ferguson për Manchester United dhe unë uroj që ai të jetë në nivelin e tij dhe të shkruajë historinë në të ardhmen. Personalisht e falënderoj për gjithçka. Kam mësuar shumë prej tij. Unë mendoj se është një nga trajnerët më të përgatitur dhe këtë po e tregon vit pas viti. Ai identifikon pikat e dobëta të futbollistëve dhe punon për t’i përmirësuar ata. Të gjithë ne jemi më të aftë dhe më të fortë sesa kur erdhëm te Atletico. Unë nuk do ta harrojë kurrë ndihmën që më ka dhënë në karrierën time.”

Në fund, Griezmann flet edhe për shokun e në sulm, Diego Costa. “Për mua është partneri ideal. Ai krijon shumë hapësirë dhe unë mund ta shfrytëzoj. Nuk kemi luajtur shumë kohë bashkë, por merremi vesh shumë mirë. Diego Costa është një “bishë” që nuk tërhiqet kurrë. Sa më shumë është në vështirësi, aq më shumë lufton. Pastaj është i domosdoshëm në dhomat e zhveshjes për mënyrën si e karikon ekipin, shakatë që bën dhe çmendinë e tij. Të gjithë e duam shumë dhe mendoj se jemi me fat që kemi një futbollistë të tillë.”

Më shumë nga Europa League