La Liga

Griezmann injoron Barçën, zgjedh të qëndrojë tek Atletico

Saga e Antoine Griezmann duket se është drejt fundit. Ylli i Atletico Madrid, i cili është përfolur shumë për një kalim te Barcelona këtë verë, ka informuar miqtë e tij se do të qëndrojë në Madrid.

Sulmuesi francez është bindur nga premtimi i klubit për blerje të mëdha në merkaton. Lajmi është konfirmuar nga “Diario AS”, që ka zbuluar se lojtari ka marrë garanci nga klubi për investime të rëndësishme në merkato.

Drejtori sportiv i madrilenëve, Andrea Berta, po punon të për të realizuar një blerje të rëndësishme para fillimit të Kupës së Botës.

Më shumë nga La Liga