Connect with us

Champions League

Griezmann: Juve fiton Champions-in, Buffon merr “Topin e Artë”

 

Sulmuesi francez “roijblanco”, Antoine Griezmann, u intervistua nga “The Larguero”, ku nënvizoi se skuadra e tij, Atletico Madrid, e ka përmbushur objektivin me praninë në gjysmëfinale të Championsit.
A e patë ndeshjen e Real Madridit ndaj Celta?
Po, pati shumë gola. Kjo ishte një fitore e merituar për Real Madridin. Titulli i La Liga-s është në duart e tij tashmë dhe nuk mendoj se do të dështojë.
Ju është dashur kohë për t’u ulur në një tryezë me Ronaldon dhe Messin, si finalist për “Topin e Artë”, vitin e shkuar…
Përfundimi i treti në garën për “Topin e Artë” më ndihmoi, por pjesa më e vështirë është qëndrimi në të tilla nivele konkurrueshmërie. Në vitin 2016 kam humbur një titull.
Çfarë vlerësimi keni për sezonin në mbyllje?
Bilanci është shumë i mirë, pavarësisht se nuk kemi fituar tituj. Ne i kemi përmbushur objektivat e klubit. Shkuarja në gjysmëfinale të Champions-it është sukses, pavarësisht fillimit të keq të një pune të mirë.
A është e vështirë për ta harruar dështimin në finalen e Ligës së Kampionëve?
Realisht ishte e vështirë për të kapërcyer mbi finale e sezonit të kaluar të Champions-it, por ne kemi mësuar të insistojmë përsëri. Finalja e Milanit ishte e vështirë për t’u hedhur pas krahëve, na ka dhembur shumë.
Simeone është një trajner që po lë gjurmë tek Atletico Madrid…
Diego është një trajner i madh. Ai kërkon nga të gjithë lojtarët që të përmirësohen nën urdhrat e tij. Ndonjëherë në trajnim nuk flet dhe ne pyesim veten se çfarë po ndodh…
A e shihni këtu gjatë?
Përderisa punon me kaq pasion mund të flasim edhe për një vullnet të vërtetë. Kam besim se do të qëndrojë gjatë.

Po veten, e shihni sërish pjesë të Atletico Madrid?
Unë jam shumë rehat këtu. Tani, Miguel Ángel do të bisedojë me agjentin tim. Personalisht dua vetëm ta gëzoj këtë moment, nuk po bëj plane për nesër. E dua trajnerin dhe shokët e mi të skuadrës. Jam ende tek Atletico Madrid, sepse jam i lumtur si ditën e prezantimit tim.
Kush është Curry dhe LeBron James i La Liga?
Cristiano është James LeBron, ndërsa Messi është Curry.
Kush preferoni të jetë fituesi i Ligës së Kampionëve?
Champions-in mendoj se do ta fitojë Juventusi, kështu që zgjidhim edhe ëështjen e “Topit të Artë”, duke ia dhënë Buffonit.
Çfarë mendoni për Jan Oblak?
Oblak është ndër tre portierët më të mirë në botë.
A është më mirë për të humbur në gjysmëfinale apo në finale?
Natyrisht, më dhemb më shumë për të humbur një finale.
E ardhmja juaj a varet nga vazhdimësia e Simeones?
Jo, e ardhmja ime tek Atletico Madrid nuk është e lidhur me të ardhmen e “Cholo”.

Më shumë nga Champions League