Futboll

Griezmann nuk do të fitojë “Topin e Artë”…e tregon historia!

Griezmann nuk do të fitojë “Topin e Artë”…të paktën kështu na tregon historia. Francezi ka fituar Ligën e Evropës, Kupën e Botës dhe Superkupën Europiane- të gjitha kompeticionet ndërkombëtare në të cilat ka marrë pjesë, por konkurrenca është më e fortë. Referuar fituesve të viteve të fundit, s’do ishte hera e parë që një kampion bote të mos rrëmbejë këtë trofe individual kaq të rëndësishëm për një futbollist.

Viti 2006

Një tjetër kampion bote është privuar nga “Topi i Artë” nga shoku i ekipit. Botërori i 2006 Itali- Francë u vendos nga penalltitë dhe nëse Buffon do të kishte pritur një prej tyre, me siguri do ishte ishte portieri i dytë në historinë e futbollit që do fitonte “Topin e Artë” dhe i pari që do ta fitonte atë me titullin e kampionit të botës. Por në fund, trofeun e fitoi Fabio Cannavaro. E njëjtja histori, të dy lojtarë në një skuadër.

Viti 2010

Një katalanas fiton “Topin e Artë”, por jo një spanjoll. Messi luan një botëror për t’u harruar, nuk shënon asnjë gol dhe Argjentina eliminohet në çerekfinale. Spanja fiton botërorin e saj të parë dhe të vetëm me një gol nga Iniesta përballë Hollandës. Megjithatë, “Topi i Artë” shkon për Messin, i cili pati një sezon jo shumë të mirë në arenën ndërkombëtare edhe me Barcelonën.

Viti 2014

Sërish Botërori nuk mjafton. Neuer meritonte trofeun. Ai ishte në kulmin e formës së tij fizike, fitoi tripletën një sezon më parë, çmimin “portieri më i mirë në botë, më i miri i Kupës së Botës, dërgoi Kupën në Gjermani, pasi mposhti Messin në finale dhe “Topin e Artë” e fiton Cristiano Ronaldo.

Më shumë nga Futboll