La Liga

Griezmann: Nuk është koha për të folur për të ardhmen time

Antoine Griezmann, sulmuesi i Atlético Madrid, i cili shënoi dy nga tre golat në finalen e “Europa League”, që ekipi i tij fitoi ndaj Olympique Marseille, tha se nuk ishte koha për të folur mbi të ardhmen e tij, pas ngritjes së titullit në Lyon. “Nuk është koha për të folur për të ardhmen time.

Është koha për të festuar titullin së bashku me familjen, miqtë dhe bashkëlojtarët. Ishte një ëndërr për ta fituar një titull tashmë me Atletico Madrid. I thashë vetes se ishte radha ime, – tha Griezmann, i cili vlerësoi trajnerin Simeone dhe shokët e tij të ekipit.

– Simeone më ka mësuar shumë, ai më ka bërë që të jem në “top 3” e botës. Jam shumë borxhli ndaj “Cholo”, por edhe ndaj shokëve të mi. Kur u largova nga shtëpia në moshën 14-vjeçare, kam dashur t’i jetoj këto momente. Shpresoj të fitoj më shumë. Jemi një ekip që punon shumë mirë, kemi përfituar nga çdo gabim”.

Më shumë nga La Liga