Futboll

9 qershori i ardhshëm do të jetë një ditë speciale për Griezmann

Dukej se ishte pikërisht momenti i duhur për transferimin e njoftuar prej kohësh te Barcelona, por përkundrazi rezulton të kenë qenë vetëm thashetheme. Antoine Griezmann duket se do të qëndrojë te Atletico Madrid dhe të rinovojë kontratën. Referuar asaj që raportohet gjatë një program radiofonik “Partidazo de Cope”, bardhekuqtë kanë përgatitur tashmë kontratën e re t ëish-sulmuesit të Real Sociedad që do të fitojë jo pak por plot 23 milionë euro në sezon.

Sipas trasmetuesit iberik, duket se është përcaktuar edhe data e nënshkrimit të kontratës, e aluduar të jetë e shtuna e datës 9 qershor, në Lyon, kur përfaqësuesja e Francës të kthehet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por ende nuk ka asnjë lajm nëse sulmuesi francez i Atletico Madrid ka marrë ose jo vendimin përfundimtar. Nga grumbullimi me përfaqësuesen e Francës vijon të shfaqë pavendosmërinë. A do të jetë e ardhmja e tij sërish në “Wanda Metropolitano”, apo në “Camp Nou”?

Më shumë nga Futboll