• Griezmann shpallet “Lojtari i vitit” në Francë

    Publikuar: 19 Dec 6:36

    Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Antoine Griezmann është kurorëzuar si “Lojtari më i mirë francez” për vitin 2016. Ashtu si Blaise Matuidi (PSG) para një viti, 25-vjeçari fitoi çmimin prestigjioz me meritë të plotë dhe është lojtari i 59-të i cili ka këtë privilegj, i votuar nga një juri e kompozuar kryesisht nga fituesit e mëparshëm. Griezmann sivjet shkoi deri në finalen e Ligës së Kampionëve me Atletico Madrid-in dhe gjithashtu në atë të Kampionatit Evropian me Francën.

    Sulmuesi i talentuar jo vetëm që u shpall kryegolashënuesi i turneut në shtëpi, por edhe “Lojtari më i mirë”, suksese personale që e ndihmuan atë të renditej i treti në listën e kandidatëve për “Topin e Artë”. Duke mposhtur emra si Paul Pogba dhe Karim Benzema në çmimin e dhënë nga “France Football”, ish-lojtari i Real Sociedad-it iu bashkohet legjendave si Michel Platini, Zinedine Zidane, Thierry Henry dhe Franck Ribery, të cilët janë shpallur më të mirët në Francë në epokat e tyre respektive.

    [interaction id=”583899d8d0519538717532fe”]


    Lexo postimet e tjera