RUSI 2018

Griezmann shpjegon përse nuk festoi golin ndaj Ururguajit…

“Nuk festova golin sepse kur nisa karrierën time si futbollist më ndihmoi një uruguaian. Ishte ai që më mësoi gjërat e mira dhe të këqija të futbollit. Kam shumë respekt për këtë vend. Diego Godin është kumbari i djalit tim. Kam konsideratë për Ururguajin. Luaja edhe kundër dy shokëve të mi te Atletico Madrid dhe nuk mund të festoja në sy të tyre,” – këto kanë qenë fjalët e sulmuesit të Francës, Antoine Griezmann pas suksesit në çerekfinalet e Kupës së Botës.

“Gjysmëfinalja do të jetë shumë e vështirë për ne, por kemi futbollistët e duhur për të qenë të suksesshëm. Ne e kuptojmë se kur është momenti për të sulmuar dhe kur duhet qarkulluar topi. Personalisht, kur kam topin në zotërim e çoj gjithmonë atje ku dua,” – shtoi Griezmann.

Më shumë nga RUSI 2018