Futboll

Griezmann si LeBron James, njofton të ardhmen në stil NBA

Talizmani i Atletico Madrid, Antoine Griezmann nëpërmjet një shfaqje televizive ka rrëfyer se do të njoftojë të enjten atë që do të përmbajë e ardhmja e tij. Barcelona mbetet deri tani klubi kryesor i interesuar për shërbimet e francezit, pasi ai realizoi një tjetër fushatë të shkëlqyer nën drejtimin e Diego Simeone në kryeqytetin e Spanjës.

Tashmë, nëpërmjet një stili plotësisht të NBA, që doli në modë në vitin 2010 kur LeBron James njoftoi se do të transferohej te Miami Heat, përmes një dalje televizive, edhe Griezmann do të zbulojë të ardhmen e tij me stilin më të veçantë. Përmes një video të publikuar në ‘tëitter’ nga Movistar+, Griezmann tha: ‘Deri tani jeni ngopur me komente nëse do të qëndroj, apo do të largohem, sa para do të më japin. Por e vërteta është ajo që unë do të them tani’. Shfaqja do të trasmetohet në televizionin spanjoll në kanalin ‘Cero’ në orën 21:15 me orën lokale.

Më shumë nga Futboll