RUSI 2018

Griezmann zbulon këshillën që i dha Diego Simeone për finalen

Antoine Griezmann zbuloi për mikrofonat e “Radio RMX”, se Diego Simeone, me të cilin ka kontakt të përhershëm, i ka dërguar atij një mesazh, pasi Franca fitoi në gjysmëfinale të Botërorit kundër Belgjikës.

“Ai më tha se duhet ta shijoja atë natë, por na u desh të përqendrohemi shpejt te finalja. Trajneri më tha të mos mendoja se gjithçka është bërë, sepse është një mundësi unike. Më këshilloi të pushoja dhe pastaj të filloja të mendoja për finalen”, – tha sulmuesi francez në prag të sfidës finale të “Rusia 2018”, kundër Kroacisë, e cila do të luhet të dielën.

Simeone ka qenë një nga arsyet kryesore pse francezi ka qëndruar tek Atlético Madrid, duke mos marrë parasysh ofertën e Barçës.

Më shumë nga RUSI 2018